Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu priti në takim Komandantin e ri të Kampit Ushtarak “Bonsteel”, kolonelin Roy Macaraeg

Paraditen e së mërkurës, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili pritën në takim Komandantin e ri të bazës ushtarake amerikane “Bondsteel”, Kolonel Roy Macaraeg, i shoqëruar nga stafi i tij dhe drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, nënkolonelin Gazmend Hoxha me stafin e tij. Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Ferizaj, angazhimet e organeve të sigurisë dhe autoriteteve lokale në garantimin e një ambienti të qetë dhe stabil për gjithë qytetarët si dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes institucioneve gjegjëse. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu njoftoi Komandantin e Bondsteel-it, kolonelin amerikan Macaraeg me aktivitetet e institucionit të Komunës në fushën e sigurisë si dhe masat që janë ndërmarr në këtë drejtim. Po ashtu, edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha e informoi ushtarakun e lartë amerikan, me situatën e sigurisë në këtë rajon si dhe me punën e angazhimet e policisë në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve për krijimin e ambientit të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët në zonën e përgjegjësisë të Rajonit të Ferizajt dhe më gjerë. Koloneli Macaraeg në karrierë diplomatike u diplomua në Universitetin e Havajit në Manoah, për të vazhduar në ngritje dhe shkollime të mëtutjeshme në master dhe më pas në Master të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare në Kolegjin Kombëtar të Luftës, i cili është pjesë e Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së në Uashington. Funksioni i tij i parë ushtarak ishte në bazën e Ushtrisë Amerikane të Spirhed në Kuvajt, pastaj shërbeu në Byronë e Gardës Kombëtare dhe gjithashtu punoi në Pentagon, ku pasi mori gradën e kolonelit, ai ishte një nga pesë sekretarët ushtarakë të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara. Koloneli Roy J. Macaraeg, komandën e bazës më të madhe ushtarake të KFOR-it në Bondsteel e mori një muaj më parë, duke e zëvendësuar kolonelin tjetër Nick Ducich.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …