Brickos

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu takoi veteranët e hendbollit ferizajas, bisedohet për turneun e nesërm të veteranëve në hendboll

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në zyrën e tij një grup veteranësh të hendbollit ferizajas. Në këtë takim të përzemërt, i pari i qytetit, tha se hendbolli është krenaria e sportit ferizajas dhe meritorët për këtë epitet lavdimadh janë pikërisht veteranët, punëtorët dekadash sportiv që i dhanë ngjyrat më të bukura e shpresëplota ferizajasve edhe në ditët e saja më të vështira. Në këtë takim, u diskutua edhe për organizimin e turneut me veteranë në hendboll e cila do të mbahet të nesërmen në kuadër të manifestimeve kulturore-sportive për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Mysafirët falënderuan Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu për gjithë mbështetjen që po i jep sportit ferizajas, veçanërisht hendbollin dhe kujdesin e veçantë që po tregon për veteranët, ata që hodhën themelet e sportit ferizajas. Ditën e nesërme, 16 shkurt, ora 11:00 në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton”, mbahet turniri i hendbollit nga veteranëve organizuar nga po këta të fundit të KH hendbollit “Kastrioti”.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …