leoni

Rrahman Jasharaj pret nga qeveria që të mos këmbëngulë, por të marrë parasysh kërkesat e sindikatave

Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, ka thënë se grevistët nuk janë tërhequr nga asnjë kërkesë e tyre

Kryetari i Këshillit Grevist të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se grevistët nuk janë tërhequr nga asnjë kërkesë e tyre drejtuar Qeverisë së Kosovës. Ai tha për Demokracia.com se greva nuk do të ndalet dhe se letra dërguar Avokatit të Popullit e publikuar në media mund të jetë lexuar gabimisht.  Ne kemi  kërkuar që 50 eurove nga Pakoja Ekonomike t’u shtohet edhe një pjesë tjetër. Avokati i Popullit që ne e pranuam të jetë ndërmjetësues ka filluar të bëjë do farë lojërash që nuk i kanë hije. Po shohim në media lajme se gjoja SBASHK-u është pajtuar. Prej asnjë kërkese nuk jemi tërhequr ne. Edhe pse avokati doli me një optimizëm se sot do të arrihet marrëveshja, e takova SBASHK-un dhe ata kanë kërkuar që 50 eurove që i ka ofruar kryeministri t’i shtohet rritja ekonomike e këtij viti e deklaruar nga Qeveria dhe pjesa tjetër e inflacionit. Nga asnjë kërkesë nuk jemi tërhequr. Letra mund të jetë lexuar gabimisht”, tha Jasharaj për Demokracia.com.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …