Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi e Pandeli Majko, do t’i vizitojnë, në Hagë, ish-krerët e UÇK-së

Tre ish-kryetarët  e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, javën e ardhshme do t’i vizitojnë ish-krerët e UÇK-së, në Hagë. Vizita e tyre është parashikuar që të realizohet me 29 shtator. Ish-drejtuesit e shtetit shqiptar pritet të zhvillojnë takime me ish-kryetarin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, deputetin Rexhep Selimi dhe të tjerët, që po mbahen në paraburgim  nga Gjykata Speciale në Hagë. Po ashtu, mësohet se nga Kosova, këtij delegacioni të ish-kryetarëve do t’i bashkohet edhe Behxhet Pacolli, ish-president, ish-ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Kosovës. Kjo vizitë do të jetë ndër më të rëndësishmet, pas asaj të kryeministrit Edi Rama dhe kohë më parë edhe e  krerëve fetarë të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …