Vuçiq

Aleksander Vuçiq deklaron se brenda këtyre dy muajve do të përfshihemi nga një konflikt i madh botëror

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq pretendon se brenda këtyre dy muajve do të përfshihemi nga një konflikt i madh botëror që nuk e kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Supozoj se nga faza e operacionit special po i afrohemi një konflikti të madh lufte dhe pyetja është se ku janë kufijtë. Megjithatë, neve na takon t’u ofrojmë siguri qytetarëve. Për të gjithë ne, të vegjël, nuk ka lajme të këndshme dhe të lehta dhe pres që gjithçka që do të shohim do të jetë ndërlikimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes Perëndimit dhe Rusisë dhe Kinës”, tha Vuçiq gjatë qëndrimit në Nju Jork. Ai shtoi se po përpiqet të gjejë një qëndrim racional për Serbinë dhe shtoi se prej disa muajsh qarkullojnë informacione se Prishtina do të anëtarësohet në OKB, por kjo histori është publikuar sërish këto ditë. Kam një lajm shumë të mirë për qytetarët e Serbisë. Në një nga takimet që nuk u regjistrua, mora një notë tjetër për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Serbia vazhdon të kërkojë zgjidhje kompromisi, por edhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në dhe se kjo është e rëndësishme për vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …