Kryetari i Komunës Rufki Suma uron për suksesin e Federatës së Futbollit të Kosovës

I nderuar Agim Ademi, Kryetarë i Federatës së Futbollit të Kosovës, në emër tim personal dhe në emër të banorëve të Komunës së Hanit të Elezit ju uroj për suksesin e arritur të Përfaqësueses së Republikës së Kosovës në Futboll. Përgëzojmë futbollistët tanë, stafin teknik dhe të gjithë ata që ishin përkrah juve që të arrini këtë sukses, vendin e parë në grupin kualifikues, kalimin në një nivel më të lartë garues, si dhe rrugëtimin e juaj me fazat tjera të garave që na mbani të hapur ëndrrën që është kualifikimi në Kampionatin Evropian 2020.

I nderuar Kryetarë Ademi. Ju lutem që këtë urim ta përcjellin të secili nga ata djem të rinj të cilët me angazhimin e tyre na bënë të ndjehemi krenar dhe të ju bëni me dije se i gjithë populli i Kosovës do të jetë përkrah tyre në sfidat e radhës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …