Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi viziton Kompleksin e Varrezave Ushtarake në Arlington

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi viziton Kompleksin e Varrezave Ushtarake në Arlington

Kryetari i vendit Hashim Thaçi i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara ka vizituar Kompleksin e Varrezave Ushtarake në Arlington. Ai e ka vlerësuar lartë sakrificën e shumë ushtarëve amerikanë ridefinuar dashurinë për lirinë, për atdheun dhe e kanë shndërruar atë në model frymëzimi për botën.

“Rikthimi në Kompleksin e Varrezave Ushtarake në Arlington të SHBA-së është gjithmonë një moment emocional dhe reflektimi. Qindra mijëra ushtarë të vrarë amerikanë, me sakrificën e tyre kanë ridefinuar dashurinë për lirinë, për atdheun dhe e kanë shndërruar atë në frymëzim për botën. Për të njëjtat vlera luftoi dhe sakrifikoi edhe populli i Kosovës. Ne, asnjëherë nuk do të harrojmë sakrificën e ushtarëve amerikanë në çlirimin e Kosovës dhe në sigurimin e paqes në botë”, ka shkruar kryetari Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …