Brickos

Ministri Lekaj vizitoi segmentin rrugorë Milloshevë-Mitrovicë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi  segmentin rrugor Milloshevë-Mitrovicë të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, me ç’rast u njoftua për së afërmi me arsyet e ndërprerjes së punimeve. Në fjalën e rastit ministri Lekaj, duke folur për ecurinë e punëve në këtë segment, që janë përcjellur me problem të caktuara, tha: “Ne jemi  zotuar se do të kërkojmë nga kompanitë që të jenë serioze në kryerjen e obligimeve, për çka janë zotuar dhe kanë nënshkruar kontratat. Ky segment i domosdoshëm për qytetarët e kësaj ane, duke përfshirë Mitrovicën,Vushtrrinë dhe zonat që kanë qasje në këtë segment që e lidh me Prishtinën dhe zonat e tjera, është stërzgjatur dhe mund të them se njësia implementuese për përzgjedhjen e kandidatëve është stërzgjatur për tri vite. Kjo është për keqardhje dhe ne u kërkojmë falje qytetarëve për këtë. Ky segment është dashur të kryhet para dy vitesh, prandaj ne zotohemi që këtë vit do të fillojnë punimet, sepse janë tri fonde huamarrëse që do ta ndihmojnë realizimin e këtij projekti: fondi islamik i Bankës islamike, fondi për zhvillim ndërkombëtar, që po ashtu është nga shtetet islamike dhe fondi i Arabisë Saudite. Në këtë drejtim ne kemi biseduar me ambasadorin Rexhep Boja, i cili më është zotuar se do të merret me këtë çështje dhe më ka thënë se projekti është miratuar dhe se janë ndarë fondet dhe se, përveç kësaj, është ndarë një fond shtesë  për këtë projekt. Ka mbetur vetëm që nga ana e Ministrisë ta konfirmojmë se ne do zotohemi që do t’i kryejmë obligimet tona.

Gjatë prononcimit, ministri Lekaj u përgjigj edhe në pyetjet tjera të gazetarëve, lidhur me aktivitetet e ardhshme të Ministrisë së Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …