Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela, kërkon përgjegjësi nga kryetari, Arben Taravari

Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Ziadin Sela, kishte njoftuar se do ta thërras për  të shtunën e ardhshme Kuvendin e partisë, dhe  pikë e rendit të ditës do të jetë, kërkimi i përgjegjësisë nga kryetari i partisë,  Arben Taravari.  Ndërkohë  pas këtij lajmi alarmohet policia për një plumb të gjetur në mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë së kryetarit të  Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari, i cili kishte deklaruar se Aleanca për Shqiptarët, që prej shkurtit të vitit 2023 në koalicion qeverisës me LSDM dhe BDI, por e zhgënjyer sipas tij me Ali Ahmetin dhe PDSH-në e Menduh Thacit, ka vendosur t’i bashkohet opozitës shqiptare në zgjedhjet e 8 majit. Por themeluesi i kësaj partie  Kryetar i Kuvendit Qendror, Ziadin Sela, e kundërshton kategorikisht një gjë të tillë. Sela la saktësuar se  ai vetë, e as struktura të tjera të partisë nuk janë njoftuar paraprakisht, ndërsa e konsideron të papranueshëm koalicionin me partitë opozitare, që përfshin dhe partinë nacionaliste VMRO-DPMNE. Sela e quajti pabesi lëvizjen e Taravarit, i cili është pjesë e projektit politik përçarës të Albin Kurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …