Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa uron e zgjedhjen e deputetit të CDU-së si raportues për Kosovën

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa uron e zgjedhjen e deputetit të CDU-së si raportues për Kosovën

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me rastin e zgjedhjes së deputetit të CDU-së, Peter Beyer si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës ka dërguar telegram urimi. Sipas tij, zgjedhja e tij është lajm i mirë dhe tepër me rëndësi për popullin e Kosovës.  “Në vizitën e tij më 3 shtator të këtij viti në LDK, Beyer ka përsëritur zotimin e tij që ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme. Lidhja Demokratike e Kosovës është e lumtur për bashkëpunimin që ka me partinë simotër CDU, prandaj jemi të bindur që edhe Beyer do të mbrojë interesat e shtetit tonë”, ka thënë ai

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Serbia po përgatit trazira, paralajmëron skenarë të rrezikshëm

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se Serbia mund të përgatisë skenarë destabilizues në …