Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer përzgjedhet raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer përzgjedhet raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer është përzgjedhur raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës. Këtë e ka konfirmuar edhe shefi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për Politikë të Jashtme, Xhavit Haliti, teksa tha se kanë arritur të neglizhojnë pretendimin e rusit Alexei Kondratiev në pozitën e raportuesit për Kosovën. “Është e vërtet se ne jemi munduar dhe kemi arrit, rezultati është shumë pozitë për neve, 6 vota i ka fituar rusi, 33 i ka fituar Peter  Beyer, kështu zotëri Peter Beyer është raportues për Kosovën”, tha ai. Po ashtu dhe faqja zyrtare në Twiter e Parlamentit Evropian e ka uruar deputetin gjerman Beyer për pozitën e raportuesit. Mbi 40 organizata të shoqërisë civile kosovare kanë përkrahur letrën e dërguar Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit për Çështje Politike duke i bërë thirrje për të parandaluar përzgjedhjen e delegatit rus të Asamblesë Parlamentare, Alexei Kondratiev në pozitën e raportuesit për Kosovën./KP/

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …