Kryetari i LDK-së, Lumir Abdigjiku ka qëndruar në Pozharan

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku ka qëndruar në fshatin Pozharan të Vitisë para të cilëve ka paraqitur pjesë të programit qeverisës. Ai ka falënderuar banorët e këtij lokaliteti për pritjen e ofruar dhe përkrahjen e dhënë. “Qytetarëve të shumtë të Pozharanit, që mbetën jashtë salle sonte, u kërkojë falje! Ju faleminderit për durimin që kishit, e mbi të gjitha, ju faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe që na dhatë edhe në këtë fshat të Vitisë. I ftova në tubimin hapës më 11 janar! Le të qëndrojmë kështu bashkë deri në festën tonë të madhe, nga 11 janari deri më 9 shkurt e tutje! Lidhja është në këmbë!, ka shkruar mes tjerash, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Ajo që ndodhi në Kuvend është maskaradë, duhet ta mbrojmë shtetin nga njerëzit që nuk kanë plan të ndalen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të …