Kryetari, Begaj, priti në takim komandantin e kontingjentit italian të KFOR-it, kolonelin Daniele Pisani

Kryetari, Begaj, priti në takim komandantin e kontingjentit italian të KFOR-it, kolonelin Daniele Pisani

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në takim me karakter pune, komandantin e kontingjentit italian të KFOR-it, kolonelin Daniele Pizani. Në këtë takim u vlerësua lartë bashkëpunimi në mes të KFOR-it dhe institucionit të komunës, dhe me qytetarët në përgjithësi. Kryetari Begaj dhe koloneli Pizani, kanë biseduar për çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë e përgjithshme në Komunën e Malishevës, si dhe për procesin e zgjedhjeve të fundit, ku u vlerësua lartë i tërë procesi deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Po ashtu në këtë takim është biseduar edhe për komunitetin RAE që jeton në territorin e Komunës së Malishevës, ku u bë e ditur nga ana e kryetarit Begaj, se ky komunitet është i integruar mirë në shoqëri dhe i gëzojnë të gjitha të drejtat, sikur edhe komuniteti shumicë.

Kontrolloni gjithashtu

energji

Shkyçjet selektive të energjisë ndezin debat për diskriminim në veri dhe jug të Kosovës

Mbi 1,400 biznese në Kosovë janë shkëputur nga rrjeti elektrik, pas vendimit të Zyrës së …