Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj takohet me shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, bisedojnë për zhvillimet aktuale në vend

Fatmir Limaj takon shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, bisedojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur të enjten në takim shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend, menaxhimin e pandemisë si dhe për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë. Në këtë takim, kryetari Limaj ka vlerësuar kontributin e EULEX-it, jo vetëm në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, por edhe në mbështetjen dhënë institucioneve të drejtësisë. Më tutje, Limaj ka theksuar rëndësinë që ky mision të vazhdojë të ndihmojë edhe më shumë sistemin gjyqësor në vend, veçanërisht në ofrimin e këshillave dhe ekspertizave në fushën e drejtësisë. Ndërsa shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, është zotuar se misioni të cilin ai e drejton do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në fushën e sistemit të drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Të poshtër dhe të pafytyrë, festuan 28 Nëntorin duke përdhosur simbolet kombëtare

Publicisti Behxhet Shala, ka reaguar ashpër pas festimeve të 28 Nëntorit në Kosovë, duke akuzuar …