Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në zbulimin e bustëve të heronjve: Sala dhe Hamit Jashari në Prekaz

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mori  pjesë në zbulimin e bustëve të heronjve Sala dhe Hamit Jashari në Prekaz. Me këtë rast, Limaj ka thënë se Sala dhe Hamit Jashari janë figura të rralla të kombit shqiptar. Tringa e Prekazit nëna Salë e baca Hamit janë figurat e rralla të kombit tonë, janë dëshmia më e mirë që prindërit tanë ishin edhe bashkëluftëtarët tanë e që në rrethanat më të vështira unë kam pasur fatin dhe nderin që të ha bukën e nënës Salë e të qëndrojë në kullën e bacës Hamit. Në Prekazin e lavdisë e në marsin historik u bë zbulimi i bustëve të heronjve, Sala e Hamit Jashari, dy prindërve që luftuan për liri e atdhe, e për të cilët sot e gjithnjë do të jenë krenarë djemtë e tyre gjeneralët, Jashari, Sahit dhe Musa Jashari, e bashkë me ta edhe të gjithë ne. Lavdi jetës dhe veprës së nënës Salë e bacës Hamit”, ka thënë, Fatmir  Limaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …