Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se Kosova përballet me një numër të madh të agjencive dhe bordeve

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj thotë se Kosova përballet me një numër të madh të agjencive dhe bordeve

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se Kosova përballet me një numër të madh të agjencive dhe bordeve të cilat i konsideron se janë ngarkesë për buxhetin. “Si kandidat për kryeministër dhe si Nismë Socialdemokrate vlerësojmë se urgjentisht duhet rishikuar organizimin dhe funksionimin e tyre. Ne vlerësojmë se duhet bërë një fuzionim të këtyre agjencive të cilat janë barrë për buxhetin e vendit, Vizioni im si kryeministër i Kosovës është riorganizimi dhe bashkimi i këtyre agjencive të cilat më shumë i kanë sjellë dëme sesa dobi vendit. Po ashtu Kosova ka një numër të panevojshëm të bordeve në ndërmarrjet publike”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Punëtorët shqiptarë aktualisht janë më të përbuzurit, më të shfrytëzuarit dhe më të nëpërkëmburit

KMDLNj ngre alarmin: Punëtorët e ndërtimtarisë po punojnë në temperatura ekstreme pa kushte minimale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësim të madh …