Ministri Uran Ismaili ka përuruar sot disa nga 101 barnatoret e reja në QKUK

Ministri Uran Ismaili ka përuruar sot disa nga 101 barnatoret e reja në QKUK

Ministri Ismaili tha se çdo barnatore do të jetë e monitoruar me sistem elektronik, kamera, barkode dhe dyer me qasje të kufizuar dhe se asnjë ilaç që u dedikohet pacientëve nuk do të humbas më dhe nuk do të prishet duke u mbajtur në kushte jonormale. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka përuruar sot disa nga 101 barnatoret e reja në QKUK. Për 20 vjet nuk ka pasur asnjëherë asnjë sistem të mirëfilltë se si janë menaxhuar barnat në QKUK. Çdo barnatore do të jetë e monitoruar me sistem elektronik, kamera, barkode dhe dyer me qasje të kufizuar. Ministri Ismaili tha se asnjë ilaç që u dedikohet pacientëve nuk do të humbas më dhe nuk do të prishet duke u mbajtur në kushte jonormale. Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se ky projekt do të luaj një rol të rëndësishëm në furnizimin më të mirë me barna për pacientë. Aktualisht, janë përfunduar 43 barnatore të reparteve dhe 9 të klinikave të QKUK-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Petar Petkoviq: Bisedimet ishin intensive por dhe tensioni ishte i ndjeshëm

Drejtori i zyrës së Kosovës në Serbi, Petar Petkoviq, ka mbajtur një konferencë për media …