Sindikata e Arsimit paralajmëron shtyrje të sërishme të fillimit të vitit shkollor nëse nuk bëhen të gjitha përgatitjet

Në Dardanë protestojnë mësimdhënësit, nxënësit dhe familjarët me moton jo mbylljes së shkollave

Edhe java e dytë e mësimit në shkollat e komunës së Dardanës, ka vazhduar me probleme e të cilat sa po vien e rriten pakënaqësit. Kjo po ndodh pasi që kryetari i komunës, ka nisur riorganizimin e shkollave në disa pjesë t1% kësaj komune, por e cila po kundërshtohet nga të gjithë. Jo vetëm mësimdhënësit, por edhe nxënësit dhe familjarët e tyre kundërshtojnë këtë reformë e cila mbyll shkollat në zonat rurale derisa janë zhvilluar dhe do të vazhdojnë protestat e banorëve të Busavatës, Tugjecit, Strezocit e Krilevës para objektit të Komunës, me moton jo mbylljes së shkollave. Pos kësaj komuna ka kërkuar edhe ndryshimin e orarit, ku nxënësit e familjarët e tyre po e kundërshtojnë këtë.  Drejtori i shkollës fillore të mesme të ulët “Fan Stilian Noli”, Mustafë Rrudhani dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle pas ndërrimit të orarit të mësimit sot janë përballur  me protesta para shkollës nga nxënësit e prindërit  apo Këshlli i Prindërve, të cilët kanë kundërshtuar oraret e reja, duke kërkuar që mësimi të vazhdoi sipas orareve të vjetra. Pas kësaj nxënësit dhe prindërit kanë protestuar edh epara komunës, duke kërkuar  mos ndryshim orari në shkolla.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …