Kryetari i OEK-t, Berat Rukiqi thotë se shteti duhet të japë përkrahje direkte financiare për bizneset si dhe të bëjë lehtësira tatimor

Kryetari i OEK-t, Berat Rukiqi thotë se shteti duhet të japë përkrahje direkte financiare për bizneset si dhe të bëjë lehtësira

Oda Ekonomike e Kosovës po vazhdon ta përcjellë trendin ekonomik në vend dhe ndikimin e koronavirusit në të. Kështu është shprehur kryetari i këtij institucioni, Berat Rukiqi. Ai ka thënë se zgjatja e orarit të lëvizjes dhe si rrjedhojë edhe orarit për zhvillimin e veprimtarisë nga ana e operatorëve ekonomikë ka pasur ndikim simbolik që sipas tij është reflektuar në qarkullim. Rukiqi ka folur edhe për premtimet elektorale që që po bëhen në prag të zgjedhjeve, ku ka shtuar: “Në përgjithësi po e vërej edhe një cikël zgjedhor me premtime bajate dhe të cilat nuk e kanë brenda vetes një qasje zhvillimore. Shumica e këtyre premtimeve synojnë një paqe sociale, me rritje artificiale të skemave sociale dhe të rolit të sektorit publik, por në asnjë rast nuk vërehet ndonjë element zhvillimor”, tha ai. Që të këndellet ekonomia, ai ka theksuar se shteti duhet të japë përkrahje direkte financiare për bizneset si dhe të bëjë lehtësira tatimore. Për të kyçe në këtë situatë është edhe rritja e investimeve publike. Poashtu mosstabiliteti politik në vend, sipas Rukiqit ka “efekt kancerogjen”.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …