Nëse në Shqipëri, pas zgjedhjeve të prillit bashkëqeverisin PS dhe PD-ja atëherë LSI-ja do të dalë jashtë loje

Nëse në Shqipëri, pas zgjedhjeve të prillit bashkëqeverisin PS dhe PD-ja atëherë LSI-ja do të dalë jashtë loje

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, u ka dërguar një mesazh krerëve të politikës që të bëjnë kujdes me lista zgjedhore. Në një intervistë për Sokol Ballën, ajo përmendi Ramën, Bashën e Kryemadhin duke u kërkuar që të mos fusnin në lista të inkriminuar dhe njerëz me probleme. Ajo u përqendrua dhe te aktualiteti politik, ndërsa Balla u ndal dhe te ideja që po qarkullon në media se pas 25 prillit do të kemi një koalicion të madh PS-PD. Ambasadorja vendosi të mos komentonte duke ngjallur shumë intriga. Në prapaskenë thuhet se Amerika e pëlqen si ide dhe fakti që ambasadorja vendosi të mos fliste për të ngre shumë dyshime. Një tjetër pyetje që ajo deklaroi se nuk e komenton ishte nëse do zgjerohet lista e emrave “non grata”. Vetë Balla deklaroi se mungesa e komentit është një farë pohimi. Nëse vërtet do kemi një bashkëqeverisje atëherë i bie që LSI të dalë jashtë loje. Mbetet të shihet, por qëndrimi i ambasadores ishte shumë interesant.   Mendoj se partitë politike, thjesht për faktin se janë udhëheqëse nga natyra, duhet të udhëheqin. Dhe duhet të vendosin se për çfarë është partia e tyre. Dhe duhet të vendosin se çfarë meritojnë votuesit e tyre. A meritojnë kriminelë, votuesit? A meritojnë ata njerëz që njihen se janë përfshirë në aktivitete të këqija? Këtë duhet ta vendosin. Duhet t’iu paraqesin njerëzve një listë për të cilën ato, partitë, mund të jenë krenare dhe duhet të paraqesin një listë për të cilën populli shqiptar, Shqipëria mund të jenë krenarë. (Sot)

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …