Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, sot në Këshillin Kombëtar zgjedhë strukturat e reja të kësaj force politike

Kryetari  i Partisë Demokratike, në Shqipëri, Lulzim Basha ka mbledhur  Këshillin Kombëtar, ku do të zgjidhen strukturat e reja të kësaj force politike. Ai u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm politik dhe se sot mbyllet një cikël i tejzgjatur intrigash në PD. Brenda fundit të vitit t’u japim demokratëve një strukturë efektive dhe një program të ri dhe për tu kthyer në alternativën qeverisëse. Kjo është në garë me kohën. Kjo qeveri nuk e fsheh dot që po vjedh çdo ditë shqiptarët me taksat e tyre. Me këtë qeverisje vendi po rrëshqitur çdo ditë e më shumë. Basha theksoi se kjo është hera e fundit që PD-ja nuk ka kandidat në zgjedhje dhe  shtoi se duhet të jemi në terren për të ringritur partinë. Ditën e djeshme dega e PD në Kukës njoftoi se nuk do të dalë me kandidat në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 24 shtator, për zgjedhjen e kryetarit  të Bashkisë në Kukës.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …