Kadri Veseli me besimin e dhënë do t’i prijë luftës së pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli thotë së më shumë se 20 mijë të rinj i janë bashkuar se fundi Dekadës së Re

Qindra të rinj të moshave e profesioneve të ndryshme, morën pjesë në Kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike në Lipjan, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Ai tha se mbi 20 mijë të rinj anekënd Kosovës që janë bërë pjesë e PDK-së për Dekadën e Re, janë promotorë të transformimit dhe zhvillimit të PDK-së dhe Kosovës. “Ky është një mesazh i qartë se rinia është e angazhuar fuqishëm dhe do të jetë prijëse e zhvillimeve pozitive në vend. Partia Demokratike e Kosovës u ka dhënë hapësirën kryesore të rinjve dhe sot shumica e ministrave tanë janë të rinj që janë rritur në Rininë Demokratike”, tha kryetari Veseli.

Ai tha se në Dekadën e Re, pas përmbylljes së shtet ndërtimit, fokusi kryesor është zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe perspektiva e sigurt për rininë inovatore që ka vullnet dhe energji për punë. “Shumë shpejt, këtë vit, qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza. Kjo mundësi, do të përdoret edhe nga rinia për të dalë e marrë përvoja akademike e shkëmbime kulturore por assesi askush nga ju të rinj të dashur nuk duhet ta shihni liberalizimin si mundësi për largim. Përkundrazi, e ardhmja e sigurt e juaja dhe gjithë qytetarëve është në Republikën e Kosovës”, tha Veseli.

Para Kuvendit zgjedhor në Lipjan, kreu i PDK-së ishte i pranishëm edhe në kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike në Shtime me qindra të rinj të kësaj komune që i janë bashkuar PDK-së për Dekadën e Re. Veseli tha se që nga themelimi i PDK-së, qytetarët e Shtimes i kanë besuar pa rezerva PDK-së dhe rinia e kësaj komune gjithmonë ka qenë pjesë e zhvillimeve pozitive në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …