Brickos

Jakup Krasniqi: A duhet të vazhdojë më tej dialogu i Kosovës me Serbinë, në Bruksel?

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi thotë se më gatishmerinë për kompromis as të miqtë nuk shkohet

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit Thaçi në lidhje me dialogun me Serbinë, ku ky i fundit ka treguar gatishmëri për kompromis me shtetin fqinj. Ai, përmes një postimi në rrjetin social, ka thënë se me logjikën e kompromisit ne bisedime as te miqtë nuk shkohet

“ME GATISHMËRINË PËR KOMPROMIS AS TË MIQTË NUK SHKOHET. Po të shikohen mediet tona, madje jo vetëm ato ka shumë lajme: se çka mendojnë e dëshirojnë politika e politikanë nga Beogradi për shqiptarët në përgjithësi e Kosovën në veçanti. Jo vetëm kjo, por edhe çka vuçiqër e daçiqër mund të pranojnë e çka nuk mund të pranojnë. Sikur kemi harruar se ata do të na dëshironin jetën nën tokë dhe do të kënaqeshin duke thënë: se “shqiptarët e mirë janë vetëm ata nën dhe”, shih për ketë janë kujdesur shumë dhe nga ai ves nuk ndahen kurrë. Po nuk është halli vetëm i medieve, por kur ky mentalitet shtrihet deri në majat e politikës shqiptare, kjo vërtetë është për shqetësim. Presidenti i vendit shpalos në Mbretërinë e Bashkuar gatishmërinë për kompromis para se të nisin bisedimet?! Për ketë mediet informuan: “Natyrisht se Kosova është gati për dialog, gati për kompromis, gati për negociata, gati për marrëveshjen historike për normalizim të marrëdhënieve dhe pajtim ndërshtetëror. Kjo është rruga e vetme për Kosovën dhe Serbinë që të lëvizin sa më shpejt drejt së ardhmes evropiane, përndryshe do të mbesim peng i njëra-tjetrës”, ka shtuar Thaçi. Me logjikën e kompromisit ne bisedime as te miqtë nuk shkohet. Tjetri e shfaqë dhe e shpërfaqë gatishmërinë për pajtim?! Ekziston një farë rendi se kush e kërkon dorën e pajtimit. Kështu nuk duhet të flasin shefat e shtetit. Dikush duhet t’i këshillon se kur çka duhet të thuhet e çka nuk bënë të thuhet. A thua këta njerëz nuk i dinë kompromiset që i ka bërë Kosova dhe pjesë e të cilave kanë qenë edhe personalisht?”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …