Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i ka bërë thirrje qeverisë që të mos dorëzohet para grupeve kriminale të kontrolluara nga Serbia

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka bërë thirrje qeverisë që të mos dorëzohet para barrikadave të vendosura prej grupeve kriminale të kontrolluara nga Serbia. Ai shtoi më tutje se injorimi që Qeveria ia ka bërë kësaj situate vetëm sa e ka vështirësuar konsolidimin e  sovranitetit të plotë në atë pjesë të Kosovës dhe po rrezikon një valë të re të largimit të shqiptarëve. “Zbatimi i ligjshmërisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës nuk kërkon kompromis, por lidership shtetëror” ka theksuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Këtë deklarata, ai i bëri pas takimit me Këshillin Politik të PDK-së, me të cilët, së bashku me koordinatorin, akademik Arsim Bajrami, kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Alarm sigurie në Shqipëri: Ambasada e SHBA paralajmëron për kërcënime të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim të rëndësishëm sigurie, duke …