Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka biseduar me emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka biseduar me emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka biseduar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak. Në Bruksel, takova Përfaqësuesin Special të Bashkimit Lajçak, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me ç’rast i shpreha edhe një herë qëndrimet e mia në raport me to. Për PDK-në, janë të papranueshme veprimet të cilat po e largojnë Kosovën nga rruga e pa alternativë e integrimit euro-atlantik dhe të cilat po i sjellin vendit sanksione nga partnerët tanë. PDK do të angazhohet fuqishëm në misionin e saj, që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të ruaj interesin e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kjo vlen edhe për sa i përket shtendosjen  dhe kthimit të normalitetit në komunat e pjesës veriore të Kosovës”, ka  shkruar Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …