Serwer

Si do të sillni një vend drejt Perëndimit, me një shef inteligjence që ndihmon Rusinë ka pyetur analisti, Daniel Serwer

Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar shefin e inteligjencës serbe, Aleksander Vulin pas lidhjeve të tij me Rusinë dhe ndihmesën që ia ka dhënë Moskës në përpjekjet për të destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka folur ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill. Ai  ka shprehur dëshirën e tij që Serbia t’i bashkohet botës Perëndimore. Lidhur me këtë deklaratë të tij ka reaguar analisti  i mirënjohur amerikan, Daniel Serwer, duke pyetur se si mund të dërgohet drejt Perëndimit një shtet që e ka të sanksionuar shefin e inteligjencës për shkak të ndihmesës që ia ka bërë ndikimit keqdashës të Rusisë. “Si do të sillni një vend drejt Perëndimit, me një shef inteligjence të sanksionuar se ndihmoi ndikimin keqdashës rus”, ka pyetur Serwer.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …