Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar të gjithë besimtarët islamë, si dhe krerët e UÇK-së, që ende po mbahen, në Hagë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar të gjithë besimtarët islamë, si dhe krerët e UÇK-së, që ende po mbahen, në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, por njëkohësisht ka uruar edhe liderët e UÇK-së, që ende po mbahen në Hagë. E përgëzova dhe urova myftiun për punën e jashtëzakonshëm që Bashkësia Islame ka bërë edhe ndihmën ndaj nevojtarëve, ndaj familjeve skamnore, ndaj gjithë atyre që kanë nevojë se këto festa marrin edhe një dimension më të rëndësishëm, dhe po ashtu ne shfrytëzojmë rastin t’ia urojmë të gjithë atyre që kanë agjëruar muajin e Ramazanit, përfundimin me sukses të këtij muaji me urimin që krejt ato adhurime dhe ky agjërim t’iu jetë pranuar dhe t’iu shpërblehet. Po ashtu, nga këtu dëshiroj në mënyrë të veçantë të urojë edhe miqve tonë, bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, liderëve të UÇK-së, që ende po mbahen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, duke uruar që sa më parë festat e ardhshme, t’i presin bashkërisht me familjet e tyre dhe me popullin e tyre, ka thënë Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …