Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pati një takim me Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan, Alexander Kasanof

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është takuar me zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan, Alexander Kasanof, me të cilin  kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon. Ai  se në takim ka ritheksuar nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët tanë strategjikë, e veçanërisht me Amerikën, Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me Bedriun dhe Vlorën, takuam Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan , Alexander Kasanof. Bashkë diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon. Zëvendës-ndihmës Sekretarin Kasanof e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës në fuqizimin shtetit tonë. Edhe e ardhmja nuk duhet të jetë ndryshe, përveçse një rrugëtim i përbashkët drejt sukseseve të reja, tha kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …