Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi vizitoi komunat e Zveçanit dhe të Zubin Potokut

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi vizitoi komunat e Zveçanit dhe të Zubin Potokut

Kryetari Memli Krasniqi viziton komunat e Zveçanit dhe të Zubin Potokut: Qeveria të miratoj me urgjencë kërkesat e shqiptarëve për rindërtimin e shtëpive. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot dy komunat e pjesës veriore të Kosovës, Zveçanin dhe Zubin Potokun. Kryetari Krasniqi ka takuar kryetarët, Ilir Pecin dhe Izmir Zeqirin si dhe ekipet e tyre ku u njoftua për sfidat e përditshme në këtë pjesë të Kosovës. Me Kryetarin Ilir Peci diskutuam për punët dhe sfidat e tyre. Posaçërisht për situatën e sigurisë, e cila është e brishtë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë. Natyrisht, diskutuam edhe për përkushtimin dhe angazhimin e Kryetarit në shërbim të të gjithë qytetarëve të Zveçanit, pa dallim”, ka thënë Kryetari Krasniqi. Duke parë nga afër gjendjen e qytetarëve në komunën e Zveçanit dhe mungesën e mbështetjes nga niveli qëndror, Kryetari Krasniqi i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos diskriminoj dy komunat që udhëhiqen nga radhët e PDK-së, por t’i trajtoj ato në mënyrë të barabartë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …