Ahmeti:

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur i shqetësuar për deklaratën e z. John Bolton

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur i shqetësuar për deklaratën e dhënë nga këshilltari i kryetarit amerikan në Siguri, z.John Bolton. Ahmeti thotë se deklarata e tij  është dëshmi që qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndryshuar në raport me dialogun Kosovë-Serbi. Edhe pas këtyre zhvillimeve Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë në pushim. Deklarata e këshilltarit për Siguri Kombëtare e Presidentit të Amerikës se ata nuk do të pengojnë shkëmbimin e territoreve në qoftë se pajtohen Serbia dhe Kosova është tashmë dëshmi se qëndrimi amerikan për dialogun dhe zgjidhjen Kosovë-Serbi ka ndryshuar. Nuk duhet të lejohet as edhe një takim i palëve pa u takuar Kuvendi dhe pa diskutuar platformën  ekipi negociator, ka shkruar Shpend Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …