Isa Mustafa

Isa Mustafa: Është tragjike të lejohet që çdo luftëtarë i vërtetë të bartë në supet e tij edhe dy veteran të rrejshëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj Nasim Haradinajt, pasi ky i fundit deklaroi se ish-kryeministri ishte i përfshirë në listat e veteranëve  të UÇK-së. Mustafa ka theksuar se me ‘mijëra aktivist kanë grumbulluar fonde për Kosovën gjatë viteve të nëntëdhjeta, kanë mbështetur luftën e UÇK-së financiarisht, por as ai dhe as bashkëpunëtorët e tij nuk kanë kërkuar pension për çlirimin e vendit.’ “Lexova sot në një portal, sipas dëshmisë së z. Nasim Haradinaj, se edhe unë qenkam në listën e veteranëve. Dua të sqaroj për opinionin se nuk kam aplikuar as  jam shpallur veteran i luftës së UÇK-së. Me mijëra aktivist kemi grumbulluar fonde për Kosovën gjatë viteve të nëntëdhjeta, kemi mbështetur luftën e UÇK-së financiarisht, por as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi nuk kemi kërkuar pension për çlirimin e vendit. Është tragjike të lejohet që çdo luftëtarë i vërtetë të bartë në supet e tij edhe dy veteran të rrejshëm. Kështu damkoset lufta e keqpërdoren taksapaguesit e Kosovës. Duhet të veprojë ligji”, ka shkruar Mustafa,

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Nuk do ta pranojë propozimin e ushtrueses së detyrës së kryetares Vjosa Osmani për drejtorin e ri të AKI-së

Avdullah Hoti kritikon Osmanin për qëndrimet ndaj Marrëveshjes së Uashingtonit: “Asgjë e re, vetëm hipokrizi e radhës”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të …