Smajl Latifi

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka paditur Gjergj Gojanin, udhëheqës i sektorit të Inspektoratit të Arsimit në Gjakovë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka paditur Gjergj Gojanin, udhëheqës i sektorit të Inspektoratit të Arsimit në Gjakovë, për shpifje gjatë fushatës zgjedhore dhe po kërkon 100 mijë euro kompensim dëmi. Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, përmes avokatit tim të angazhuar, kam dorëzuar padinë civile ndaj Udhëheqësit të Inspektoratit Rajonal të Arsimit në Gjakovë, Gjergj Gojani – për shpifje dhe përdorim të autoritetit të tij zyrtar për të më sulmuar dhe dëmtuar, në kundërshtim me rregullat dhe normat ligjore, gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale, në vitin 2021.Kjo padi, e cila do të kërkoj të bëhet edhe dënim, le të jetë një mësim për z. Gojani dhe për të gjithë ata zyrtarë të papërgjegjshëm që përdorin fuqinë e posteve të tyre institucionale, pa asnjë bazë e të motivuar për të dëmtuar personalitetin, dinjitetin njerëzor dhe moral të tjetrit. Shkeljet e këtij niveli, nuk duhet të mbeten të pandëshkuara. ka shkruar mes tjerash kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …