Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka pritur sot në një rreth 200 gra nga Kosova

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka pritur sot në një rreth 200 gra nga Kosova

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në presidencë një grup zonjash nga Kosova, si dëshmi të gjalla të luftës për Pavarësi. Meta ndër të tjera shkruan se ato janë heroina, viktima të dhunës, abuzimit seksual dhe krimeve çnjerëzore. “Sot pata një takim tepër emocionues, me 200 heroina të Luftës së Kosovës, viktima të dhunës e abuzimit seksual dhe dëshmi e gjallë e krimeve çnjerëzore të regjimit të së kaluarës. Falenderoj në veçanti, ish-Presidenten Jahjaga, e cila iu ka dhënë zë e përkrahje të jashtëzakonshme grave dhe vajzave të Kosovës, për të mbrojtur dinjitetin e tyre dhe integruar plotësisht në komunitet e shoqëri”,ka shkruar Meta.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …