leoni

Ministria e Punëve të Lashtme mbanë mbledhje komemorative për diplomatin Xhafer Ahmeti

Ministria e Punëve të Jashtme mbanë mbledhje komemorative për diplomatin Xhafer Ahmeti

Me rastin e ndarjes nga jeta, e tashmë të ndjerit, Xhafer Ahmeti, diplomatit të Republikës së Kosovës në Mal të Zi dhe për shumë vjet Drejtor i Protokollit të Shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka organizuar një mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Në këtë tubim kanë marrë pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare, familjarë të të ndjerit dhe kolegë nga MPJ. Me këtë rast, fillimisht para të pranishmëve ka folur Ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skënder Durmishi, i cili ka shpalosur kujtime nga veprat dha angazhimet e të ndjerit Ahmeti gjatë karrierës së tij në diplomaci dhe në përgjithësi kontributin e tij në shtet ndërtimin e Kosovës.

Në vazhdim, me një fjalim për rolin Ahmetit si një diplomat i suksesshëm ka folur edhe Zëvendëskryeministri dhe ish ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, duke e kujtuar Ahmetin si një personalitet me shkathtësi dhe përgjegjësi të larta shtetërore. Në emër të familjes së të ndjerit, para të pranishmëve ka folur vëllai i Ahmetit, Myrteza Tërsteni, i cili edhe ka falënderuar pjesëmarrësit e mbledhjes komemorative për ngushëllimet dhe mbështetjen për familjen. Xhafer Ahmeti së fundi ka qenë diplomat i Republikës së Kosovës në Mal të Zi dhe për shumë vjet ka drejtuar Protokollin e Shtetit. Ai, ka qenë njëri nga diplomatët e parë pas pavarësisë.  Ahmeti ka ndërruar jetë të enjten, më 21 qershor, 2018 në moshën 52 vjeçare. Pas vetes ka lënë gruan dhe dy djem.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Komunitetet janë pasuri për Kosovën, i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë

Kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sfidon dhe përçmon opozitën për zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sfidon opozitën për zgjedhjet e ardhshme. …