leoni

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbajtur një fjalim në Sheshin e Kuq të Moskës, në shënim të Ditës së Fitores kundër nazizmit

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, sot më 9 maj,  ka mbajtur një fjalim në Sheshin e Kuq të Moskës për të shënuar Ditën e Fitores kundër nazizmit. Ai fjalimin e tij filloi duke uruar komandantët e operacionit special ushtarak duke shtuar se Dita e Fitores është një festë për të nderuar gjyshërit e baballarët tanë që luftuan për atdheun. Sot kemi një luftë të vërtetë kundër nesh, pasi Rusia po mbrohet kundër terrorizmit ndërkombëtar. Më pas, Vladimir Putin,akuzoi elitat perëndimore dhe globalistët, të cilat sipas tij, po provokojnë konflikte…duke inkurajuar rusofobinë dhe nacionalizmin. Ata po i shkatërrojnë vlerat tradicionale të familjes, populli ukrainas është bërë peng i ambicieve të Perëndimit, citohet të ketë thënë kryetari i Rusisë,  Vladimir Putin, në ditën e Fitores kundër nazizmit, kur më 9 maj 1945 Rusia dhe aleatët kishin gjunjëzuar fashizmin, i cili kishte pranuar  kapitullimin. Parada dhe festimet e sotme të Ditës së Fitores në Moskë vijnë pasi Rusia lëshoi një valë të re raketash në Ukrainë gjatë natës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …