Vuçiq fton serbët e Kosovës që ta votojnë Listën Serbe

Kryetari i Serbisë, Aleksadar Vuçiq, tha se paqja dhe shtensionimi i tensioneve janë detyra kyçe për të gjithë

Kryetari i Serbisë, Aleksadar Vuçiq, tha se paqja dhe shtensionimi i tensioneve janë detyra kyçe për të gjithë. Ai u takua dje në Beograd me kreun e Komitetit ushtarak të NATO-s, admiralin Tob Bauer. Vuçiq  konfirmoi edhe me këtë rast se shteti i tij vazhdon të jetë neutral në aspektin ushtarak, por do të vazhdojë të ketë bashkëpunim korrekt me NATO-n. Takimi midis Vuçiqit dhe admiralit Bauer u mbajt tri  ditë para përfundimit të afatit të vendosur nga Qeveria e Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa me akronime serbe për qytetet e Kosovës. Serbët në veri të Kosovës kryesisht përdorin targa KM për qytetin Mitrovica e Kosovës që është e njëjtë me akronimin  Kosovo i Metohija emri zyrtar i Serbisë kolonialiste për vendin tonë që Kosova  me të drejtë i konsideron të papranueshëm.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …