Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Kryetari i Komunës së Lipjanit kërkon ndihmën e Policisë, pasi u kanos nga një mërgimtar në Zvicër

Kryetari i Komunës së Lipjanit kërkon ndihmën e Policisë, pasi u  kanos nga një mërgimtar me  vendqëndrim në  Zvicër.  Për këtë rast  tashmë ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Prishtinë, pas denoncimit të kanosjes. Disa medie kanë bërë me dije se bëhet fjalë për kryetarin  e komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili është kërcënuar nga një mërgimtar në Zvicër.  Sipas informacioneve të para, i dyshuari e kishte kanosur seriozisht,  Imri Ahmetin,  përmes djalit të tij, të cilit ia kishte lënë një mesazh në rrjete sociale, që kishte të bënte me një projekt të komunës së Lipjanit. Të njëjtat burime thonë se i dyshuari e ka kërcënuar kryetarin e Lipjanit për shkak të një projekti të komunës që lidhej me shpronësimet, e që siç duket e ka mllefosur të dyshuarin, i cili ka vendosur që t’i çojë selam kryetarit Imri Ahmetit përmes djalit të tij, i cili e denoncoi  rastin në Polici, Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për inicimin e rastit dhe nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Kanosje”, derisa të sigurohet prania  e të dyshuarit, i cili ndodhet në Zvicër.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …