Luljeta Abdullahu: Ngjyra Rozë është një simbol i elegancës, rafinimit, ëmbëlsisë dhe feminitetit

Ngjyra Rozë është një simbol i elegancës, rafinimit, ëmbëlsisë dhe feminitetit. Trëndafilat rozë janë të përshtatshëm për familjen mbretërore, andaj gruan trajtojeni si një mbretëreshë!

Vlerësimi i ngritjes se vetëdijesimit, zbulimi me kohe dhe shërimi shton gëzimin dhe lumturinë ne çdo familje. Përcillni vlerësim, mirënjohje dhe njohje, duke i bërë ata një mënyrë të shkëlqyer për të thënë “faleminderit!” që ekzistojmë.

Shtimin e përsosur për te shtuar vetëdijesim me organizimin e aktiviteteve nga Shoqata e Onkologëve, “Jeta Vita”, doktorë , e mbijetuara Nafija qe me entuziazëm promovon vullnetin e “Jetës” dhe ” Vitës”, me te mbijetuarit tjerë dhe me ligjërata dhe marshime duke shpërndarë njohuritë dhe duke kryer vizitat, neper komuna, me stimulim me elegancën dhe hirin për te treguar se sa butësi ka një grua, për t’i treguar se sa të ëmbël mendoni se janë.

Fjongot, shamitë kollare me ngjyre roze dhe dekoret tjerë eshtë e preferuar edhe për dasme, dhe u dhurohet për përkrahje morale për te gjithë gra dhe personave te dashur, dhurojini ato një personi për shtimin e përsosur të trëndafilave tuaj rozë, eshtë dashuri pa kusht. “Jeta Vita” ky emër i bekuar për ketë bote, vazhdoni te mbështetni mbretëreshat kudo. Përgëzime juve, Shoqatës së Onkologëve ” familje e madhe mbretërore”, e onkologët e dashur, për juve lotët e gëzimit qe me rridhnin dikur kur u punësuat ne vendin qe ju takonte të ishit, nuk keni ide sa më keni përmbushur zbrazëtirën e asaj thënie ” personel deficitar” dikur e dëgjoja si refren i shëmtuar e reklamuar neper emisione televizive , sot me duken se nga sytë me rrjedhin perlat kur ju takoj dhe ju shoh neper TV, se ky vend ka gjithë këta djem e vajza doktorë. Kujtimet nga Shkupi kur ju takoja te bashkuar dhe te etur për dije, absorbuat me te mirën e mundshme, dhe vendit tuaj ja u kthyet dinjitetin dhe kursyet shpenzimet marramendëse qe dhanë pacientët ne vendin e huaj qe kishin nevoje për tu kuruar. Ju te gjithë koleget e mi, onkolog, radiolog, mjeke nukleare, patologë, kirurge, hematoonkolog pediatrik dhe te tjerë, tek unë secili ka vlerë, Zoti ju bekofte. Ndoshta nuk pata mundësi t’i përfshijë të gjithë në këtë post. Faleminderit Ilir Kurtishi , Arben A. Bislimi , Brunilda Profka Haxhiu, Vildana Goga , Adelina Ademi Musliu, Faton Sermaxhaj , Ardian S. Millaku, Sonja Blakaj, Sehad Kadiri , Ernese Xhafa-Hamiti , Egesta Lopci, Dafina Ademi, edhe shume tjerë, kërkoj ndjesë që emrat nuk pata mundësi t’i ceki, jeni heronj për pacientë, dhe Nafije Jeta Vita shëmbëlltyrë për jetë me shumë” Nafije gra” të tjerë. Përgëzime për fushatë dhe frymë që po u falni grave mbretëreshave e fëmijëve tanë. Tetorin rozë e zbukuruat si të ishte pranverë me plot lule te lulëzuara.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …