CoronaVirus

Nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 4 raste të reja, janë shëruar 2 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 70 testime  sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 4 raste  të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka  vdekur asnjë i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar dy të infektuar. Aktualisht janë 22 të infektuar me virusin Korona.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …