Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me dije se më 9 shtator do ta vizitojë Kosovën

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me dije se më 9 shtator do ta vizitojë Kosovën. “Nëse çdo gjë do të shkojë sipas planit, në këtë datë do të jem me serbët në Kosovë”, ka thënë Vuçiq i cili ka bërë të ditur se Amerika është kundër ndarjes së Kosovës, ndërsa së bashku me Berlinin i kanë përvijuar kufijtë e saj në dëm të Serbisë. “Kemi një territor të përcaktuar nga ana e fuqive perëndimore, që shkon kundër nesh. Kufijtë në Jarinjë dhe Bërnjak janë vendosur përfundimisht në vitin 2011. Ne i quajmë kalime administrative sepse nuk i njohim, por nuk mund të hyjmë në Kosovë e të mos e kalojmë këtë kufi, ka deklaruar kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …