Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kërkuar që bashkëpunimi në mes të dy shteteve të shtrihet në të gjitha fushat

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kërkuar që bashkëpunimi në mes të dy shteteve të shtrihet në të gjitha fushat

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur mbledhjen e parë të përbashkët mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, i cili është mbajtur në vigjilje të Ditës së Flamurit dhe 110-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Kryetari i Shqipërisë ka kërkuar që bashkëpunimi mes dy shteteve të shtrihet në të gjitha fushat. Fryma dhe mesazhet vëllazërore të përcjella në këtë Kuvend të përbashkët duhet të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror. Vërtet jemi dy shtete, por mbi të gjitha jemi një Komb, një Komb i cili sot kremton i lirë Ditën e Flamurit dhe është Sovran dhe Zot i fateve të veta”. “Urime të gjithë deputetëve të Kuvendeve të Shqipërisë e të Kosovës për kontributin që japin për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore”, ka shkruar Begaj. Për këtë mbledhje që nga palët u quajt historike, në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë ishte hapur një ekspozitë me momentet më të rëndësishme të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, si dhe ishte organizuar një koncert me këngë dhe valle popullore shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …