leoni

Radio Kosova e Lirë, Kalendari kombëtar – muaji nëntor

Nëntorët e historisë, lavdisë, fitoreve dhe të krenarisë shqiptare

Sa herë vjen Nëntori, nga viti në vit,  shqiptarët liridashës në Shqipëri, Kosovë, në Iliridë, në Kosovën Lindore, në trevat shqiptare të Malit të Zi në mërgatë dhe në Çamëri bëhen bashkë për të kujtuar të kaluarën e lavdishme dhe heroike, bëhen bashkë për të përkujtuar dëshmorët, martirët, heronjtë dhe gjithë ata burra e gra që dhanë jetën e tyre për Shqipërinë, e cila as është dhënë e as po jepet, por po qëndron e patundur me besim se ora shqiptare, nuk po i ndalon tik-taket, në rrugë për bashkim të të gjitha pjesëve të atdheut në një shtet të vetëm,  në një Shqipëri.

 

Më 28 nëntor të vitit 1443 u shpall rimëkëmbja e Principatës së Kastriotëve. Atë  ditë me rastin e marrjes së Krujës, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu urdhëroi që në  Kështjellën e Krujës të  ngrihet Flamuri me shkabën e zezë dykrenore i  Principatës së Kastriotëve.

 

 Më 28 Nëntor të vitit 1912, (në kohën kur trevat shqiptare në Ballkan ishin përfshirë nga Luftërat e përgjakshme Ballkanike dhe kur shtetet sllave dhe ato të Evropës ishin mobilizuar për ta dëbuar Turqinë, duke i konsideruar edhe shqiptarët si mbetje turke), Ismail Qemali me bashkëluftëtarët e bashkëmendimtarët e tij, ngriti në Vlorë, Flamurin Kombëtar me shqiponjë të zezë dhe me fushën e kuqe, duke shpallur edhe Pavarësinë e Shqipërisë.

 

 Më 28 nëntor të vitit 1955, në Prekaz të Drenicës, Shaban Jasharit i lindi djali, të cilin e përgëzoi me emrin Adem. Ai në moshën e tij 43-vjeçare, së bashku me familjen e ngushtë dhe të gjerë dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i rezistoi fuqishëm makinerisë kriminale serbe të Milosheviqit, duke shënuar kështu Epopenë e UKÇ-së e cila në qershor të vitit 1999, ne ndihmën e NATO-s, përzuri përgjithmonë sunduesit dhe kolonizatorët serbë nga Kosova.

 

Më 28 nëntor të vitit 1997, me rastin e varrimit të mësuesit, Halit Geci në Llaushë, me urdhër të Adem Shaban Jasharit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte dalë publikisht dhe kishte kërkuar mobilizim gjithë-popullor  për luftë të armatosur kundër regjimit kriminal të Millosheviqit dhe ushtrisë e policisë së tij vrastare.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …