Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur për një vizitë në Tiranë, kryetarin e Polonisë, Andrzej Duda

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur për një vizitë në Tiranë, kryetarin e Polonisë, Andrzej Duda. Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për medie, Begaj, i ka shprehur “mirënjohjen presidentit Duda për solidaritetin që Polonia dhe populli polak treguan me shqiptarët për kapërcimin e dëmeve të tërmetit shkatërrimtar të nëntorit 2019 dhe gjatë pandemisë Covid-19” Begaj ka thënë se “me homologun Duda u ndalëm te bashkëpunimi ekonomik e tregtar, i cili megjithëse ka zhvillime pozitive dhe një kuadër të plotë ligjor, është larg mundësive të dy vendeve. Vlerësuam bashkëpunimin në fushën e turizmit ku një kontribut të madh kanë dhënë lidhjet direkte të fluturimeve mes Polonisë dhe Shqipërisë. Si dy vende anëtare të NATO-s, Shqipëria dhe Polonia kanë bashkëpunim shumë të mirë në fushën e mbrojtjes në nivel strategjik dhe operacional. Vlerësuam gjithashtu bashkëpunim shumë të mirë në fushën e arsimit dhe shkencës si aspekt tjetër i rëndësishëm i marrëdhënieve dypalëshe.  Kryetari, Bajram Begaj ka kërkuar nga homologu polak që ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO. Presidenti polak është takuar edhe me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Në Sofje të Bullgarisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë …