leoni

Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar sot në Durrës me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi

Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar në Durrës me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është takuar në Durrës me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi, me të cilin ka biseduar për forcimin e stabilitetit rajonal dhe për dialogun me Serbinë. “Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës evropiane të rajonit është qëllim i përbashkët. Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE, por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme”, ka shkruar Meta.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …