Kryetari i Shqipërisë Ilir Meta kërkuar që India ta rishqyrtoi qëndrimin për Kosovën dhe të marr vendim për njohje

Kryetari i Shqipërisë Ilir Meta kërkoi që India ta rishqyrtoi qëndrimin për Kosovën dhe të marr vendim për njohje

Kryetari i Shqipërisë Ilir Meta ka pritur në takim ambasadorin e ri të Indisë në Tiranë, Thanglura Darlong, dhe ka pranuar letrat e tij kredenciale. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryetari Ilir Meta kërkoi që India ta rishqyrtoi qëndrimin për Kosovën dhe të marr vendim për njohjen e saj. Ai shtoi më tutje se rishikimin e qëndrimit të Indisë ndaj Kosovës, është një kontribut i drejtë për drejtë për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Në vijim të takimit të tyre u bisedua për nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, në mes të Shqipërisë dhe Indisë si dhe të kontakteve të drejtpërdrejta mes sipërmarrësve dhe qytetarëve të të dy vendeve. Me këtë rast, kryetari Ilir Meta theksoi se në mes të dyja vendeve ekziston një lidhje e fortë miqësore e e krijuar nga humanistja me përmasa botërore, Nënë Tereza.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …