Kryetari turk, Erdogan

Kryetari i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se ka arritur t’i rris eksportet e Turqisë në 243 miliardë dollarë

Kryetari i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan, deklaroi se ka arritur t’i rris eksportet e Turqisë në 243 miliardë dollarë dhe se këtë normë do ta rrisin edhe më shumë çdo muaj. Erdogan mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 29-të të Zakonshme të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë dhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Kampionëve të Eksportit, “Përgëzoj sinqerisht kompanitë dhe biznesmenët tanë që do të marrin çmimin e kampionëve të eksportit. Ne arritëm t’i rrisim eksportet tona në 243 miliardë dollarë” tha udhëheqësi turk dhe shtoi: “Shpresojmë se këtë normë do ta rrisim çdo muaj. Me eksportet në 217 vende dhe rajone të botës, ne jemi bërë një vend që e valëvit flamurin kudo, saktësoi Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …