Kryetari i vendit, Hashim Thaçi e ka dekoruar dëshmorin e kombit Bashkim Suka më Urdhrin “Hero i Kosovës”

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi e ka dekoruar dëshmorin e kombit Bashkim Suka më Urdhrin “Hero i Kosovës”

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në bazë të kompetencave të tij ligjore dhe kushtetuese e ka dekoruar dëshmorin e kombit Bashkim Suka më Urdhrin “Hero i Kosovës” për trimëri dhe sakrificë për lirinë e Kosovës. Dekorata i është dhënë familjarëve të dëshmorit Suka.

Bashkim Suka, i biri i Ismajlit të Sukajve të Bllacës heroike dhe i Halimes, bijë e Cakajve të Budakovës Iegjendare, i vëllaj i Florisë, i Muhametit, i Avniut dhe i Abdylit, është i lindur më 2 shkurt të vitit 1979 në Prizren, në “Lagjen e Trimave”, në lagjen ku mbinë filizat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shkollën fillore, e mbaroi në vendlindje, në Prizrenin e Abdyl Frashërit e të Tahir Sinanit. Po këtu vazhdoi shkollën e mesme duke i vijuar mësimet në departamentin teknik, dega për automekanik pranë Shkollës së Mesrne Teknike “Gani Qafdërbasha” të Prizrenit. Gjatë shkollimit dhe ushtrimeve për këtë degë të zejtarisë, lidhet me Lëvizjen ilegale të rezistencës kombëtare të kohës, Grupi Ilegal i Tususit, njëra prej lagjeve ku me kohë zë të farkohej krijimi i instrumentit të forcës.

 

Bashkim Ismail Suka (2.2.1979 -11.3.1999)

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Kosova meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

Ministri i Jashtëm i i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Kosova e …