Kryetari Ilazi diskuton projektet kapitale dhe planprogramet javore të ekzekutivit komunal

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi së bashku me nënkryetarin Remzi Elezi, diskutuan me ekzekutivin komunal projektet komunale si dhe planprogramet javore të drejtorive komunale.

Në takim u bë e ditur se ecuria e punëve në projektet kapitale është shkuar sipas dinamikës së paraparë kohore, ndërsa u tha se tashmë janë nisur procedurat e nevojshme, për fillimin e projektit “ Krijimi i hapësirave të gjelbëruara” si dhe projekti “Asfaltimi i rrugëve Lushi, Gërlicë, Gabrricë, Trupaj dhe Dullovi-Vataj e Epërme”, si dhe fillimi i kompletimit të procedurave për asfaltimin e 14 rrugëve në bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës.

Kryetari Ilazi tha se Komuna e Kaçanikut mbetet e përkushtuar në rregullimin e mirëqenies së qytetarëve të Kaçanikut, përmes implementimit të projekteve në të mirë të qytetarëve kaçanikas.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …