Në Mitrovicë u mbajt panairi treditor i produkteve vendore dhe artizanateve

Për tri ditë radhazi, në hapësirat afër Xhamisë së Zallit, në qendër të qytetit të Mitrovicës, është mbajtur panairi i produkteve vendore, që është mbështetur nga Komuna e Mitrovicës, gjegjësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik.

Qëllimi i këtij panairi ishte që të mbështes prodhuesit vendor dhe të rrisë vetëdijesimin për konsumim sa më shumë të produkteve vendore, si dhe të promovojë kreativitetin dhe idetë e prodhuesve tanë.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Nasuf Aliu, u shpreh të jetë i kënaqur me ecurinë e këtij, duke theksuar njëkohësisht se konsumimi i produkteve vendore ndihmon vendin dhe nxit një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Po ashtu, drejtori Aliu, shtoi se Komuna e Mitrovicës, aq sa i lejojnë mundësitë buxhetore, do t’i përkrahë prodhuesit vendor në fushën e promovimit të produkteve të tyre, andaj edhe i inkurajon ata për punë të vazhdueshme dhe të palodhshme.

Ai paralajmëroj se gjatë muajit qershor dhe korrik do të organizohet edhe panairi i punësimit, ndërsa gjatë muajit gushtit do të mbahet edhe “Panairi Rajonal i produkteve vendore 2017” .

Në këtë panair kanë marrë pjesë gjithsej 11 biznese të vogla, të cilat kanë ekspozuar dhe promovuar produktet e tyre si: punë dore, përgatitje shtëpiake, produkte nga perimekultura, produkte nga qumështi etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …