Brickos

Kryetari Ilazi e quan vitin 2017 si vit i investimeve milionëshe në Kaçanik

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, mbajti debat me qytetarë me temën “Raporti i punës së kryetarit për vitin 2017”. Kryetari Ilazi para qytetarëve, administratorëve të fshatrave, drejtorëve e përfaqësuesve të shkollave dhe përfaqësuesve nga shoqëria civile, shpalosi raportin e punës së tij, duke theksuar se edhe viti 2017, u karakterizua me shumë punë, angazhime e sfida, por edhe suksese. Kryetari tha se edhe këtë vit kemi mbajtur primatin që të jemi në mesin e Komunave më transparente në Republikën e Kosovës si dhe të kemi shërbimet sa më efektive dhe të shpejta në administratën komunale, ndërsa mirëqenia qytetare ishte prioritet i yni edhe gjatë këtij viti. “Shumë projekte kapitale komunale u realizuan gjatë këtij viti, pa lënë anash asnjë fshat apo lagje të qytetit. Investime u realizuan në Infrastrukturë rrugore, ndriçim publik, trotuare, instalim dhe rregullim të rrjeteve të kanalizimit, mirëmbajtje të rrugëve dhe ambientit, investime ne arsim, kulturë rini e sport si dhe në sigurinë publike, duke e konsideruar këtë vit si “Vit i investimeve milionëshe” në Kaçanik. Në vlugun e punëve të 2017-tës, u realizuan 31 projekte kapitale, u rregulluan 30327 m kanalizime fekale dhe atmosferike, 3170 m  ndërtim të ujësjellësit, ndërsa këtë vit investuam edhe në ndërtimin e tri urave. Duke e konsideruar arsimin si njërin ndër fushat më me prioritet, edhe këtë vit jemi fokusuar në rregullimin e infrastrukturës arsimore, si parakusht për ngritje të cilësisë. Tre objekte të reja shkollore dhe një çerdhe publike, tashmë janë në proces të ndërtimit, ndërsa kemi përuruar aneksin e ri shkollor me inventar të kompletuar në fshatin Stagovë. Ndërsa rregullimi i stadiumit të qytetit “Besnik Begunca” do të jetë një arenë moderne e futbollit për sportistët kaçanikas” tha mes tjerash kryetari Ilazi gjatë shpalosjes së raportit të punës për vitin 2017. Nga ana tjetër të pranishmit në debat, përgëzuan Kryetarin ilazi për arritjet e viti 2017, ndërsa kërkuan investime të mëtejme në arsim e në veçanti në disa objekte shkollore, rrugë, kanalizime, trotuare, mirëmbajtje të ambientit- menaxhim të mbeturinave etj. Të pranishmit poashut theksuan problemet e vazhdueshme me të cilat po përballen banorët e lokacioneve nga punimet e autostradës nga Kompania Bechtel Enka.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …